Barcelona ka gjetur portierin e ri dhe do ta kthej nga pensionimi që e lajmëroi para dy muajsh
24/09/2024
Barcelona vazhdoi fillimin e saj perfekt në La Liga me një fitore fantastike me rezultat 5-1 si mysafir ndaj Villarrealit të dielën e kaluar dhe pas gjashtë xhirove ka maksimum 18 pikë. Portieri i parë i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen u lëndua gjatë një ndërhyrjeje në fund të pjesës së parë dhe u largua nga fusha me barelë. Është një dëmtim i rëndë i gjurit dhe parashikohet se ai nuk do të mund të mbrojë për tetë muaj, çka do të thotë se sezoni i tij ka përfunduar.
Megjithatë, Barcelona dëshiron t'i japë fund pensionimit dhe ta punësojë si portierin e parë deri në rikuperimin e Ter Stegen. Në karrierën e tij, Szczęsny ka mbrojtur për Arsenalin, Brentfordin, Romën dhe Juventusin dhe ka 84 paraqitje për Poloninë. /Telegrafi/


