Please enter at least 3 characters.

Barcelona e do Buffonin si rezervistë

2019/06/Buffon-Messi.jpg
290:"BARCELONA, SPAIN - APRIL 19: Gianluigi Buffon ofJuventus pats Lionel Messi of Barcelona on the back during the UEFA Champions League Quarter Final second leg match between FC Barcelona and Juventus at Camp Nou on April 19, 2017 in Barcelona, Spain. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona thuhet se është gati t'i bëjë ofertë portierit italian, Gianluigi Buffon.

Buffon para disa ditësh deklaroi të mbyllur aventurën e tij te skuadra franceze, Paris Saint-Germain.

Por, edhe pse plot 41 vite mbi supe, portieri italian po vazhdon të pëlqehet nga klubet e mëdha evropiane.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Barcelona po konsideron një transferim të Buffonit këtë verë.

Buffon mund të bëhet bashkëlojtar me të preferuarin e tij Lionel Messi (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Klubi katalunas e sheh italianin si zëvendësues të holandezit Jasper Cillessen, i cili pritet të largohet këtë afat kalimtar.

41-vjeçari shihet si rezervistë i Marc Andre Ter Stegen, ndërsa ofertë për të ka edhe nga Fenerbahce. /Telegrafi/