Please enter at least 3 characters.

Barcelona dëshiron mbrojtësin e Atleticos, i cili ka një klauzolë marramendëse

2016/04/JoseMariaGimenezClubAtleticodeMadridCX_WF8aZ7Whx.jpg

Barcelona është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe që tani ka filluar të punohet në këtë aspekt.

Katalunasit kanë shfaqur interesim për Marquinhos e Paris Saint Germainit dhe Aymeric Laporten e Athletic Bilbaos.

Por, për brazilianin kanë konkurrencën e Real Madridit, kurse për yllin e skuadërs baske është edhe Manchester City i Pep Guardiolas.

Kështu që Barca ka kthyer sytë nga Jose Gimenez i Atletico Madridit, por problemi te mbrojtësi uruguaian është se ai ka një klauzolë prej 65 milionë eurosh. /Telegrafi/