Please enter at least 3 characters.

Barcelona - Chapecoense: Follmann, Neto dhe Ruschel emocionojnë të gjithë (Video)

2017/08/20663841_742792892573960_5035361094366859655_n-e1502181349806.jpg

Barcelona fitoi me rezultat 5-0 ndaj Chapecoenses në trofeun Gamper.

Në këtë takim shënuan Luis Suarez, Lionel Messi, Gerard Deulofeu, Sergio Busquets dhe Denis.

Por, e gjitha vëmendja ishte te treshja e lojtarëve Jackson Follmann, Helio Neto dhe Alan Ruschel.

Kjo pasi ata janë lojtarët e vetëm që i shpëtuan aksidentit tragjik në aeroplan dhe para fillimit të ndeshjes ata u nderuan në Camp Nou.

Ky ishte një gjest i madh nga klubi katalunas dhe tifozët. /Telegrafi/