Please enter at least 3 characters.

Barcelona arrin shifrën e 6000 golave në La Liga, goli historik mban firmën e Messit

2018/08/Barcelona-18-19-e1534671379531.jpg
277:"BARCELONA, SPAIN - AUGUST 18: Lionel Messi of FC Barcelona celebrates with his teams after scoring his team's third goal during the La Liga match between FC Barcelona and Deportivo Alaves at Camp Nou on August 18, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Klubi katalunas ka shënuar plot 6000 gola në garat e kampionatit spanjoll, La Liga, ndërsa shënues i këtij goli histori ishte pikërisht ylli i ekipit, Lionel Messi.

Messi kurrë nuk ngurron për të bërë histori me Barcelonën.

Së fundmi ai shtoi një arritje të re në koleksionin e tij duke shënuar golin e 6000 të Barcelonës në garat e ligës.

Ky gol i sulmuesit argjentinas erdhi në fitoren e të shtunës mbrëma 3-0 ndaj Deportivo Alavesit.

Messi shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë (Getty Images)

Ai ishte gjithashtu autori i golit numër 5000 për Barcelonën në kampionatin spanjoll.

Goli i 5.000 për Messin erdhi në vitin 2009.

Marcos Aurelio në 1950, ishte golashënuesi i golit të 1000, ndërsa golin e 2000 e shënoi Zaballa (1964).

Goli që mbante shifrën numër 3000 kishte emrin Quini në vitin 1982, ndërsa golin e 4000 e shënoi Amor në vitin 1996. /Telegrafi/