Please enter at least 3 characters.

Barca nuk po gjen blerës për Coutinhon

2020/06/PhilippeCoutinhobayernm-2-e1592904042257.jpg
264:"MUNICH, GERMANY - DECEMBER 11: Philippe Coutinho of Bayern Munich in action during the UEFA Champions League group B match between Bayern Muenchen and Tottenham Hotspur at Allianz Arena on December 11, 2019 in Munich, Germany. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

E ardhmja e Philippe Coutinhos vazhdon të mbetet temë e mediave sportive prej se u transferua nga Liverpooli te Barcelona në vitin 2018.

Blaugranët e shpenzuan para të majme për brazilianin dhe pritshmëritë për të ishin të mëdha, mirëpo ai dështoi ta tregonte veten në Camp Nou.

Për këtë arsye vendosi ta huazonte te Bayern Munichu, por bavarezët nuk janë të interesuar që ta mbajnë më gjatë, ashtu që gjatë verës ai do të kthehet te klubi spanjoll.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

28-vjeçari nuk bën pjesë në planet e katalunasve, të cilët duan ta shesin së bashku me Jean Clair Todibon – raporton gazeta spanjolle Sport.

Për Todibon kanë shprehur interesim Evertoni dhe Roma, mirëpo Barca e ka të vështirë të gjejë blerës për Coutinhon. /Telegrafi/