Please enter at least 3 characters.

Barça fiton ndaj Villarrealit dhe rimerr kreun në La Liga

2018/12/Lionel-Messi-Villarreal-e1543778872606.jpg
251:"BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 02: Lionel Messi of Barcelona is blocked by Victor Ruiz of Villareal during the La Liga match between FC Barcelona and Villarreal CF at Camp Nou on December 2, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona ka arritur të fitojë 2-0 ndaj Villarrealit me rezultat 2-0 në La Liga.

Vendasit ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar për skuadrën katalunase ndaj Nëndetëses së Verdhë.

Rasin e parë për gol e kishte Lionel Messi në minutën e nëntë, ndërsa mysafirët iu kundërpërgjigjën  me anë të Samuel Chukwueze (15').

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Ivan Rakitic provoi në minutën e 18-të, ndërsa Gerard Pique ishte i pari që arriti ta fus topin në rrjetë në minutën e 36-të, ndërsa me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë kishte më pak raste për gol, ishte Philippe Coutinho që tentoi golin në minutën e 78-të, ndërsa nëntë minuta më vonë Carles Alena shënoi golin e qetësisë.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon në pozitën e parë me 28 pikë, ndjekur nga Sevilla me 26, por me një ndeshje më pak.

Nëndetësja e Verdhë vazhdon në vendin e 17-të, kurse përballja e tyre e ardhshme është kundër Celta Vigos.

Barça në xhiron e ardhshme luan ndaj rivalit lokal, Espanyol. /Telegerafi/