Please enter at least 3 characters.

Barça e shikon Luis Alberton si zëvendësues të Iniestas

2018/04/Luis-Alberto-e1523964593856.jpg
238:"Luis Alberto esulta dopo il gol del 6-2 31-03-2018 Roma Campionato Italiano Serie A Tim incontro SS Lazio Vs Benevento allo stadio Olimpico di Roma. Match day SS Lazio Vs Benevento at the Olimico Satium in Rome. @ Marco Rosi / Fotonotizia
10:"Marco Rosi

Caku i Barcelonës është që të gjejë sa më shpejt një zëvendësim për Andres Iniestan gjatë verës.

Veterani spanjoll pritet të largohet nga klubi katalunas në fund të sezonit dhe të vazhdojë karrierën në MLS apo Super Ligën e Kinës

Sipas Gazzetta dello Sport, Barça është duke konsideruar Luis Alberton si zëvendësues dhe në derbin e kryeqytetit ndaj Romës ka dërguar vëzhgues për ta ndjekur lojtarin nga afër.

(Foto: Fcbarcelona.com)

Barcelona e kishte huazuar atë nga Sevilla në sezonin 2012/13, por Alberto nuk u ble nga katalunasit pavarësisht 11 golave të shënuar në 28 ndeshje për Barcelona B.

Lazio kërkon së paku 30 milionë euro për Alberton, i cili ka shënuar 10 gola dhe 16 asistime në të gjitha garat këtë sezon.

Në të kaluarën lojtari ka qenë pjesë edhe e Liverpoolit, Malagas dhe së fundmi Deportivo de La Corunas.

Luis Alberto ka qenë një nga lojtarët më në formë te Lazio dhe në Serie A këtë sezon. /Telegrafi/