Please enter at least 3 characters.

Barça do donte që mos ta bënin këtë postim në Twitter, tani tifozët e Liverpoolit tallen me spanjollët

2019/05/barce-e1557320942225.jpg

Barcelona u eliminua mbrëmë nga Liga e Kampionëve, duke e përsëritur të njëjtin gabim si në sezonin e kaluar.

Skuadra katalonase ishte duke fituar 3-0 ndaj Liverpoolit nga ndeshja e parë, mirëpo në ndeshjen e dytë humbën 4-0.

Pak orë para se të fillonte ndeshja, Barcelona kishte bërë një postim në faqen e tyre, duke i pyetur ndjekësit nëse do të mund ta shënonin një gol në Anfield.

Ne shënojmë, Liverpoolit i duhen pesë, do shënojmë së paku një gol... pajtoheni?”, ka shkruar skuadra katalunase në faqen e tyre zyrtare në Twitter.

Por, me këtë postim të Barcelonës janë tallur tifozët e Liverpoolit pas ndeshjes, duke i bërë të pendohen për fjalët e shkruara, pasi i eliminuan nga gara më e madhe për klube në Evropë. /Telegrafi/