Please enter at least 3 characters.

Barça dhe Monaco kishin marrëveshje, Mbappe prishi gjithçka?

2017/11/GettyImages-844414760.jpg
324:"METZ, FRANCE - SEPTEMBER 08: Kylian Mbappe of Paris Saint-Germain Football Club or PSG celebrates scoring his teams second goal of the game during the Ligue 1 match between Metz and Paris Saint Germain or PSG held at Stade Saint-Symphorien on September 8, 2017 in Metz, France. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Kylian Mbappe thuhet se ka mohuar transferimin e tij te Barcelona edhe pse katalunasit kishin marrëveshje me Monacon.

Sipas gazetës së njohur franceze L’Equipe, Barcelona dhe Monaco kishin rënë dakord për transferimin e Kylian Mbappes para se 18-vjeçari nënshkroi përfundimisht me Paris Saint-Germainin.

Marrëveshja thuhet se do të kishte parë Mbappen të bashkohet me katalanasit, me Arda Turan që do kalonte në anën tjetër.

Por, në fund të fundit reprezentuesi francez nuk i dha vulën e tij të miratimit këtij transferimi.

Mbappe në vend të kësaj përfundoi nënshkrimin me PSG-në në një huazim një sezonal përpara kompletimit të transferimit prej 180 milionë eurove në verën e ardhshme.

Megjithatë, këto deklarata krijojnë konfuzion pasi para disa javësh agjenti i tij kishte deklaruar se talenti francez dëshironte transferimi te Barcelona.

“Mbappe tha se ai dëshironte të nënshkruante vetëm për Barcelonën kur mësoi se Neymar do të shkonte te PSG”, kishte deklaruar agjenti Minguella për Cadena Cope.

Ndryshe, francezi në fundjavë theu një rekord në Ligue 1 i mbajtur për 40 vite, duke u bërë lojtari më i ri që arrin shifrën e 20 golave të shënuara. /Telegrafi/