Please enter at least 3 characters.

“Barazova rekordin e idhullit tim Ronaldos, goli im i dedikohet atij”, Mbappe flet pas fitores ndaj Sevillës

Real Madridi fitoi me rezultat 2-0 ndaj Sevillës në kuadër të javës së 17-të në La Liga, në atë që ishte ndeshja e fundit për ta për vitin 2025.

Një ndër autorët e golave në këtë sfidë ishte Kylian Mbappe, me francezin që realizoi në minutën e 86-të nga penalltia për 2-0.

Me këtë gol, ai barazoi rekordin e Cristiano Ronaldos për më së shumti gola brenda një viti kalendarik me 59 të tillë.

E golin e realizuar, Mbappe ia dedikoi pikërisht Ronaldos duke bërë festimin e tij dhe për këtë ai u përgjigj për gazetarët pas ndeshjes.

“Sot barazova rekordin e idhullit tim, Cristiano Ronaldos, lojtarit më të madh në historinë e këtij klubi”.

“Pse ia dedikova golin tim Ronaldos? Sepse ai ka qenë gjithmonë shumë i mirë me mua, më ka ndihmuar të përshtatem në Madrid, tani është miku im dhe kam një marrëdhënie shumë të mirë me të”.

“Dua t’i dërgoj urimet e mia më të mira, Gëzuar Krishtlindjet dhe një Vit të Ri të lumtur”.

“Në vitin 2026, do ta japim jetën për këtë klub. Kemi shumë gjëra për të dëshmuar”.

“Kur isha një djalë i vogël, thosha se dhurata ime e ëndrrave për ditëlindje do të ishte të luaja një ndeshje për Real Madridin. Sonte, ajo ëndërr u bë realitet”, ka deklaruar Mbappe./Telegrafi/