Barazon Kroacia, realizon Perisic
139:" during the 2018 FIFA World Cup Russia Semi Final match between England and Croatia at Luzhniki Stadium on July 11, 2018 in Moscow, Russia.
10:"Dan Mullan
11/07/2018
Kroacia ka arritur të kthehet në lojë në pjesën e dytë duke e barazuar rezultatin kundër Anglisë.
Kroatët dominuan me posedimin e topit, ndërkohë që anglezët mbroheshin.
Dhe pas një aksioni, Sime Vrsaljko harkoi në zonë, ndërsa Ivan Perisic shënoi me kokë (68').
https://www.dailymotion.com/video/x6oc6n5
Menjëherë pas, Kroacia e pati një tjetër rast fantastik për të kaluar në epërsi, mirëpo nuk u shfrytëzua.
Ishte pikërisht një lëvizje e mrekullueshme nga Perisic, mirëpo topi e goditi vetëm shtyllën.
Theksojmë se Franca është në pritje të fituesit të këtij dueli për finalen e 15 korrikut. /Telegrafi/


