Banori i tretë që futet në Big Brother VIP Kosova 4, Getoari
17/11/2025
Getoari është banori i radhës që ka hyrë në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP.
Ai ka ardhur nga Belgjika për këtë format, derisa me origjinë është shqiptare.
I njëjti theksoi se me profesion është profesor.
"Shpresoj që do të kënaqemi, qenka ambient shumë i mirë", tha ai pasi hyri brenda.
Para tij, dy banoret që hynë ishin: Hygerta Sako dhe Benita Zeneli.
Getoari gjithashtu bëri një deklaratë, ku zbuloi se është i martuar dhe u bëri thirrje vajzave brenda që të mos i afrohen.


