Please enter at least 3 characters.

Banorët shpëtuan, por shihni çfarë u bëri shtëpive një rrëshqitje dheu - pas tërmetit shkatërrues në Japoni

2024/01/page-14.jpg

Disa pamje të publikuara në internet thuhet se tregojnë momentin kur një grup njerëzish i shpëtuan një rrëshqitjeje masive dheu në Wajima, Japoni.

Pamjet, të realizuara në ditën e Vitit të Ri, janë realizuar pasi një tërmet shkatërrues goditi vendin, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Të premten, ekipet e shpëtimit po nxitonin për të gjetur 242 persona që ishin ende të zhdukur.

Si pasojë e tërmetit, të paktën 94 persona janë konfirmuar të vdekur.

Ndryshe, bëhet fjalë për një tërmet me magnitudë 7.6 ballë që goditi Japoninë, rreth orës 16:10 me kohën lokale.

Pas dridhjeve, u lëshuan paralajmërimet për tsunami – të cilat u larguan më vonë.

Rreth 60 dridhje janë regjistruar pas tërmetit fillestar. /Telegrafi/