Please enter at least 3 characters.

Banorët filmojnë sasinë e madhe të llavës së vullkanit në Havai duke u derdhur në oqean (Video)

2018/06/1-202-e1529326220785.jpg
11:"© Storyful

Shumë kalimtarë rasti dhe banorë kanë filmuar sasinë e madhe të llavës duke u derdhur nga vullkani Kileauea në Havai, që tash e disa javë po i tmerron banorët.

Lëvizja e shpejtë e javës duke u derdhur është regjistruar edhe nga agjencia për mbrojtje civile, e cila ka paralajmëruar banorët se shpërthimet e vullkanit janë duke vazhduar, transmeton Telegrafi.

"Llava është duke u derdhur në oqeanin në gjirin Kapoho duke prodhuar një sasi të madhe të hirit. Një pjesë e madhe e vendit tashmë është mbuluar nga llava", thuhet në njoftimin e Observatorit të Havait.

Si pasojë e derdhjes së llavës afro 500 shtëpi janë shkatërruar, kurse mijëra banorë janë strehuar në zona më të sigurta. /Telegrafi/

<span></span><span></span>