Please enter at least 3 characters.

Baldwin përgënjeshtron pohimet se e ka goditur një person për shkak të vendparkimit

2018/11/AlecBaldwin-e1541267387422.jpg
330:"SAG HARBOR, NY - OCTOBER 06: HIFF co-chairman Alec Baldwin speaks on stage during the Conversation with Emilio Estevez at Bay Street Theater during Hamptons International Film Festival 2018 - Day Three on October 6, 2018 in Sag Harbor, New York. (Photo by Eugene Gologursky/Getty Images for Hamptons International Film Festival)
32:"Getty Images for Hamptons Intern

Aktori i njohur amerikan, Alec Baldwin, i ka hedhur poshtë raportimet se e ka goditur një person për shkak të një vendparkimi.

Incidenti thuhet të ketë ndodhur të premten në afërsi të shtëpisë së tij në New York, ndërsa aktori akuzohet për sulm ndaj një personi dhe për këtë arsye ishte shoqëruar në polici dhe pas dy orësh është liruar.

60-vjeçari do të paraqitet në gjykatë më 26 nëntor, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për se e ka sulmuar një mashkull, identiteti i të cilit nuk është bërë i njohur.

"Zakonisht nuk do të komentoja diçka që është ndryshuar krejtësisht si tregimi i sotëm, megjithatë pohimi se do ta godisja dikë për shkak të një vendparkimi, është i rrejshëm".

"Dua që njerëzit ta dinë këtë. E di se ekziston trendi i përhapjes së lajmeve të pasakta për shkak të nevojës për argëtim dhe për më shumë klikime në internet, por pavarësisht se çfarë jehon në media, jo doemos duhet të jetë e vërtetë", ka shkruar Baldwin në Twitter.

Nga policia kanë thënë se një anëtar i familjes së aktorit e kishte ruajtur vendin e parkimit, kur një person ka hyrë dhe e ka parkuar veturën.

Më pas, aktori dhe personi në fjalë kanë nisur një zënkë duke e shtyrë njëri-tjetrin, ndërsa më pas Baldwin e ka goditur. /Telegrafi/