Please enter at least 3 characters.

BALADA E BILL HABARDIT, TUE U ZBAVITË DERI N’DEKË

2020/12/Amused2.jpg

Instrumentali: “Balada e Bill Habardit” (“The Ballad of Bill Hubbard”, albumi “Amused to Death”, 1992)Muzika e aranzhmani: Roger WatersFlet: Alfred Razzell (veteran i Luftës s’Parë Botnore)E përktheu: Agron Shala

BALADA E BILL HABARDIT

Dy senet qi m’mundojnë mue ma s’shumti janë ato kur m’âsht dâsht me i mbledhë librezat e ushtarëve edhe kur e kam lanë Bill Habardin n’zonë t’ndërmjeme. M’caktuen e m’çuen te llogori i tyne. Edhe, para se me i bâ nja dy a tre hapa teposhtë për n’llogor, e ndigjova nji zâ. “Tung Rez, sa mirë qi po t’shoh. Kjo âsht e dyta natë qi jam ktu”. Edhe tha: “Po nihna keq”. Ish pasë kanë Bill Habardi, njani prej atyne qi i kemi ushtrue n’Angli; pjestar i batalionit t’parë.

Edhe, ia kqyra plagën. E çova nalt. E pashë unë se âsht nji plagë vdekatare. Munesh me marrë me mên tash ti se çfarë dhimbje ka pasë ai. Pikojke prej njersve. Edhe, masi i kalova nja tri gropa t’predhave, masi i anashkalova ato, me pasë kanë... me pasë kanë nji shteg a nji rrugë, kisha mujtë me mbajtë ma mirë. Ai m’prekke: “Lshom, nuk po muj me durue ma. Lemë t’des. Lshom”. Kam pasë ymyt mos po i bjen t’fiktë. I thash: “Me t’lanë këtu Bill, ata s’kanë me t’gjetë ma. Hajt edhe nji here ta provojmë”. Ai tha: “Ani pra”, edhe e njejta gjâ na ndodhi; nuk mujke me durue ma shumë. E, m’u ka dâshtë me e lanë aty, n’zonë t’ndërmjeme.

TUE U ZBAVITË DERI N’DEKË

Muzika, aranzhmani e teksti: Roger WatersKëndon: Roger WatersFlet: Alfred RazzellE përktheu: Agron Shala

Doktor, doktor, çka âsht kah ndodhë kështu me mueKjo jetë e konsumit âsht kah zgjatë shumëCila âsht jetëgjatësia e nji televizori me ngjyraCili âsht afati i përdorimit i nji bukuroshje tinejxhere

Oh, ti grue e vështirëOh, ti çikë e lazdrueme

Nji gazetar zhbirues e nuhat n’ajrKur Xhesika Han u fundos*Po kapet n’atë simbolT’pavarsísI joshun prej ndjenjave cullakePër bukuroshen e famshme qi trupi iu shpërdor

Oh, ti grue e vështirëOh, ti qikë e lazdrueme

Edhe, fëmijët e serisë Melrouz**Peshë janë çueÂsht zero absolute, tamam ftohtE atje n’lugajë, për lezetPara ekraneve t’televizorit picimulat galuc rrinë

S’ka mendime për me i mendueS’ka lot me i lotueAsgjâ s’ka mbetëDeri n’frymën e fundit

Kamarier, çka âsht kah ndodhë kështu me muePse fryma âsht kah m’ndaletKapiteni tha, m’fal ti zojëKy soj e ka zbavitë veten deri n’dekë

E ka zbavitë veten deri n’dekëE ka zbavitë veten deri n’dekë

E kemi pa qysh âsht shpalos tragjediaKemi bâ çka na kanë thânëKemi ble e kemi shitëShou ma i miri ke ky n’botëAma masanej krejt marojJemi knaqëKerreve t’garave ju kemi grahëI kemi hangër qypat e fundit me kaviarE diku atje te yjetNji syprehtë ka páNji dritë flakruese e veneroiNji urra tonën t’fundit

Edhe kur i gjetën hijet tonaT’mbërthyem përreth ekraneve t’televizoritE i ranë mas çdo gjurmeE përsëritën çdo testI kontrolluen krejt shënimet n’listën e tyneE masanej kur antropologu alienE pranoi se janë hala t’hutuemTue e eliminue çdo arsye tjetërPër dështimin tonë t’dhimbshëmU kapën për t’vetmen arsye qi ka mbetëSe ky soj e ka zbavitë veten deri n’dekë

Asnji lot me lotueAsnji ndjenjë s’ka mbetëKy soj e ka zbavitë veten deri n’dekëE ka zbavitë veten deri n’dekë

Shumë vjet ma vonë e kam pa êmnin e Bill Habardit n’Përkujtimoren e t’Zhdukunve n’Aras. E unë... kur e kam pa êmnin e tij, jam shtangë krejt. M’dukej si me pas kanë tash nji qenie njerzore e gjallë, n’vend se nji kujtim i tmerrshëm se qysh jam detyrue unë me e lanë, tana ato vjet ma heret. Edhe jam ndie i çliruem e prej atëhere jam ndie i lumuntun për ktë. Se, gjithmonë ma herët... sa herë qi kam mendue për ta, i kam thanë vetes se “a kam mujtë me bâ diçka ma shumë?”... “Lshom, se ma me qejf du me dekë, du me dekë, lshom”. E kjo gjithmonë m’ka shqetësue. E, kur e pashë ate, e êmnin e tij n’regjistra... e ti e di se te përkujtimoret âsht nji vend... nji regjistër atje me krejt emnat... e tue e pa êmin e tij aty e mandej edhe n’Përkujtimore, kjo ke si me e ndriçue zêmrën teme.

“Kur e ke pá êmin e tij n’Përkujtimore?”

Ah, kur isha 87 vjeç e kjo i bjen... ’84... 1984.

/Telegrafi/

* Jessica Hahn (1959), modele amerikane qi e ka akuzue për përdhunimin televangjelistin e famshëm Jim Bakker.* “Melrose Place”, seri e famshme televizive, qi nis n’vjetin 1992