Please enter at least 3 characters.

Bakayoko vazhdon me probleme, Milani pritet ta kthejë te Chelsea pas vonesës në stërvitje

2019/05/Bakayoko-Milani.jpg
201:"TURIN, ITALY - APRIL 06: Tiemoue Bakayoko of Milan shows his dejection during the Serie A match between Juventus and AC Milan on April 06, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Milani thuhet se do të gjobisë Tiemoue Bakayoko me 90 mijë euro pasi ishte vonuar për një orë në trajnim, ndërsa gjithashtu pritet ta kthej atë te Chelsea këtë verë.

Sipas mediumit italian Sport Mediaset, Milani nuk po blejë francezin Bakayoko, i cili u vonua në stërvitjen e së mërkurës.

Transmetuesi shton se edhe eksesi me festën e tij me fanellën e Francesco Acerbit në fitoren 1-0 ndaj Lazios muajin e kaluar kanë bërë që klubi të mos binde të shfrytëzojë opsionin e tyre prej 35 milionë eurosh për të blerë mesfushorin.

Ky vendim gjithashtu do të ishte final pavarësisht nëse ata kualifikohen për Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Milani është aktualisht në grumbullim - një kamp trajnimi ndëshkues - me vonesën e francezit që thuhet të jetë problemi i fundit për trajnerin Gennaro Gattuso. /Telegrafi/