Please enter at least 3 characters.

Bakayoko: Mbappe është lojtari më i mirë në botë

2018/07/Mbappe-Franca-3.jpg
246:"MOSCOW, RUSSIA - JULY 15: Kylian Mbappe of France receives the Best Young Player award following the 2018 FIFA World Cup Final between France and Croatia at Luzhniki Stadium on July 15, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)
12:"Getty Images

Tiemoue Bakayoko beson se Kylian Mbappe është lojtari më i mirë në botë pas shkëlqimit me Francën në Kupën e Botës 'Rusia 2018'.

Mbappe u kurorëzua si lojtar më i mirë i ri i Kampionatit Botëror dhe shënoi në finale, ku Les Bleus fituan Kupën e Botës pas fitores 4-2 ndaj Kroacisë në finale.

Edhe pse ende vetëm një adoleshent, Mbappe u bë i pari i ri që shënon në finalen e Kupës së Botës që nga legjenda braziliane Pele dhe ai duket i destinuar të dominojë futbollin në vitet e ardhshme.

Ish-bashkëlojtari i tij te Monaco dhe shoku i tij francez, Bakayoko, mendon se Mbappe është më i mirë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

"Nuk jam i habitur për suksesin e tij", ka thënë fillimisht Bakayoko për Goal.

"Ai është shumë i ri, por ai është shumë i pjekur gjithashtu".

"Ai është një lojtar shumë inteligjent dhe mendoj se me karakteristikat e tij ai është lojtari më i mirë në botë".

"Mos harroni se ai është shumë i ri dhe nuk është e lehtë të luash kundër lojtarëve më të vjetër dhe të jesh kaq i shpejtë në fushë", përfundoi mesfushori i Chelseat. /Telegrafi/