Please enter at least 3 characters.

Bahtiri me peticion pretendon bashkimin e Mitrovicës

2018/10/Agim-Bahtiri-viziton-murin-ne-veri-te-mitrovices-foto-ridvan-slivova-14.jpg
14:"Ridvan Slivova

Nga nesër në Mitrovicë do të nis nënshkrimi i Peticionit për inicimin e procedurës për Ndryshim - Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-041 për Kufijtë Administrativ të Komunave, me qëllim të bashkimit të komunës së Mitrovicës Veriore me komunën e Mitrovicës Jugore.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetar i Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes një shkrimi në Facebook.

Ai ka thënë se me këtë peticion, qytetarët do të kenë mundësi të nënshkruajnë në disa pika të organizuara nga vullnetarët nëpër pjesët e ndryshme të qytetit./Telegrafi