Please enter at least 3 characters.

Bahtiri: 17 familje do të bëhen me banesa në Mitrovicë

2017/05/Agim-Bahtiri-v.jpg

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka thënë se sot do të bëhen me banesa 17 familje të rasteve sociale.

Bahtiri tha se këto familje i kanë përmbushur kriteret për t’i marr këto banesa.

“Sot ndahen 17 banesa për atë që nuk kanë dhe do të bëjmë shpërndarjen e kontratës dhe në orën 15:00 do të jepen çelësat e familjeve për rastet sociale. Kriteret i kanë përmbush të gjithë. Shpresoj që është ditë e mirë për Mitrovicën”, ka thënë Bahtiri. /Telegrafi/