“Babai më detyroi, nuk kisha zgjidhje tjetër” - stërvitjet e Haaland në malet norvegjeze befasojnë anglezët
Mediat angleze janë habitur nga mënyra se si Erling Haaland punoi gjatë verës për të forcuar muskujt në përgatitje për sezonin e ri. Duket se lojtari që fiton një milion euro në javë duke luajtur për Manchester Cityn ka vendosur të stërvitet pa shpenzime dhe pa teknologji, shkruan Daily Mail në përshkrimin e regjimit që sulmuesi 23-vjeçar kishte në vendlindjen e tij, Norvegji.Skenat e stërvitjes përshkruhen si më shumë të ngjashme me skenat e stërvitjes së Rocky Balboa nga Sylvester Stallone pasi ato përfshijnë prerjen e drurit, ecjen dhe meditimin në një shkëmb në mes të një lumi.
Në sezonin 2022/23, i pari i tij në fanellën e Manchester Cityn, Haaland theu një sërë rekordesh të klubeve dhe të Ligës Premier.
Ndër të tjera, ai vendosi edhe një rekord për numrin e golave në një sezon të ligës (36 në 35 ndeshje). Në total, ai shënoi 52 herë në 53 ndeshje atë vit. Në sezonin e fundit ai ishte golashënues 38 herë në 45 ndeshje të luajtura. /Telegrafi/


