Please enter at least 3 characters.

Babai i tmerruar: I biri bënte sërf, poshtë tij ishte peshkaqeni (Foto)

2017/01/Babai-shikon-i-tmerruar-derisa-i-biri-ben-serf-mbi-peshkaqen-foto.jpg

Chris Sasson ka qenë në bregun e një plazhi në Wales të Australisë, duke e shikuar të birin Eden që bënte sërf nëpër valë.

Megjithëse dhjetëvjeçari manovronte si duhet me dërrasë, ai u tmerruar nga peshkaqeni që ndodhej poshtë tij, transmeton Telegrafi.

Në fotografinë e postuar, shihen djaloshi që bën sërf, ndërsa pak centimetra më poshtë është gjallesa mishngrënëse.

Djaloshi teksa bënte sërf

“Ishte gati të dilte në breg, kur poshtë tij kaloi peshkaqeni gjigant. Nuk i tregova asgjë që të mos bënte panik, por vetëm fotografova”, ka shkruar Sasson lidhur me rastin.

Pasi i ka zmadhuar imazhet dhe ia ka treguar të birit, ai ka mbetur i befasuar nga ajo nëpër të cilën ka kaluar pa e ditur. /Telegrafi/