Please enter at least 3 characters.

Babai i Joao Felix: Djali im ka biseduar tashmë me Simeonen, Atletico një klub i madh

2019/06/Joao-Felix-Benfica-1.jpg
314:"LISBON, PORTUGAL - APRIL 11: Joao Felix of Benfica celebrates after scoring his team's fourth goal during the UEFA Europa League Quarter Final First Leg match between Benfica and Eintracht Frankfurt at Estadio do Sport Lisboa e Benfica on April 11, 2019 in Lisbon, Portugal. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)
12:"Getty Images

Babai i Joao Felix, Carlos Sequeira ka zbuluar se trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka folur tashmë me yllin adoleshent të Benficas.

Përderisa një lëvizje drejt Los Rojiblancos duket të jetë afër, oferta prej 126 milionë euro e paraqitur nga klubi duket se është me këste, prandaj klauzola e lirimit prej 120 milion euro ende nuk është thyer.

Por, një transferim pritet të ndodh në këtë verë pasi një gjë të tillë e ka zbuluar edhe babai i Joao Felix, i cili ka thënë se djali i tij ka biseduar me Simeonen.

"Djali im ka folur tashmë me Simeonen... Nuk e di për çfarë, sepse ai nuk më ka thënë", ka thënë fillimisht Carlos Sequeira për Mundo Deportivo.

Joao Felix (Foto: Carlos Rodrigues/Getty Images/Guliver)

"Atletico është një nga mundësitë më të mira. Në javët e ardhshme gjithçka do të zgjidhet".

"Tani do të kalojmë disa ditë pushim, të paktën deri në fundjavë. Nëse shkon në Atletico, është një klub i madh..."

"Ai gjithmonë merr gjithçka seriozisht. Është në karakterin e tij. Ishte kështu kur ai ishte 10 vjeç. Kjo nuk ka ndryshuar dhe unë shpresoj se nuk do të ndryshoj kurrë", përfundoi babai i Felixit.

Atletico janë të gatshëm të prishin klauzolën e 19-vjeçarit në një marrëveshje që do të eklipsonte rekordin e tyre të mëparshëm të klubit, transferimin e Thomas Lemar nga Monaco për 72 milionë euro. /Telegrafi/