Please enter at least 3 characters.

Aziz Salihu mbërrin në Kosovë dhe flet me lot në sy

2016/10/14718625_848534165283821_4157572183494379053_n.jpg

Legjenda e boksit kosovar, Aziz Salihu ka mbërritur në Prishtinë pasi u mjekua në Turqi.

Ish- fituesi i medaljes olimpike ka folur i emocionuar dhe me lot në sy në një konferencë për media.

Ai e ka falënderuar zotin dhe të gjithë ata që i qëndruan afër gjatë këtyre ditëve.

“Së pari falënderoj Zotin që është numër një, pastaj familjen, shokët e mi dhe populli im që ka bërë çmos për mua, që kurrë nuk kam mi harru, e kam ditur që më do populli, dhe këtë e pash edhe në aeroport”.

“Me të vërtet jam shumë i kënaqur që ky popull më do, dhe i dëshiroj shumë të mira”, deklaroi Aziz Salihu. /Telegrafi/