Please enter at least 3 characters.

Avokati Musa: Shteti mund të paditet nëse i pezullon pagat e grevistëve

2022/08/skender-musa.jpg
Avokati Skënder Musa, ka deklaruar se një vendim që do t’i pezullonte pagat e grevistëve konsiderohet vepër penale.

“Është diskriminim nëse merren vendime të tilla, ligji flet për grevat të ligjshme dhe të paligjshme, duhet të ju drejtohen gjykatave për ta parë a janë grevat e ligjshme apo jo. Duke u bazuar në konventat ndërkombëtare, e siguron të drejtën e punëtoreve për greva, bile edhe në sisteme diktatoriale, grevat në Kosovë, janë paralajmëruar në kohë”, është shprehur ai.

Tutje Musa, ka bërë të ditur, se një nëse merret vendimi për t’i privuar grevsitët nga paga, krijohet bazë e mjaftueshme që të paditet shteti.

“Ka bazë të menjëhershme të paditet shteti. Mendoj që ky vendim nuk do të merret, është e rëndësishme që të dihet që u.d e lexoi vetëm dispozitën paragrafi 1 të nenit 18 ndërsa paragrafi 2 dhe tre nuk e lexoi fare”, ka deklaruar ai.

Avokati, Musa ka theksuar se është e nevojshme të fillohet dialogu social në mes të sindikatave dhe Qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se qëllimi i grevistëve nuk është asnjëherë shantazhi ndaj qeverisë, por sipas tij kërkesat e tyre janë ekskluzivisht për kushtet e tyre të punës.