Please enter at least 3 characters.

Autoritetet ukrainase: Rusia humbi 560 personel të tjerë ushtarak

2023/08/Screenshot-2023-08-13-114201.png

Autoritetet ukrainas kanë sjell të dhënat e reja rreth humbjeve të shtetit rus në pushtimin e Ukrainës.

Rusia ka humbur edhe 560 personel të tjerë gjatë ditës së djeshme, ka pohuar Ukraina.

Shtabi i përgjithshëm i forcave të saj të armatosura shkroi në X (ish-twitter) se numri i përgjithshëm i viktimave të Moskës tani është 253,850.

Ai vlerëson humbjet e tankeve në 4298 dhe automjetet e blinduara të personelit në 8335.

Gjithashtu kanë bërë të ditur se janë shkatërruar edhe sisteme të artilerisë dhe MLRS.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/