Please enter at least 3 characters.

Australia rihap kufijtë për udhëtimet nga jashtë, për herë të parë në gati dy vjet

2022/02/file-20210419-15-1f929m3-e1645427267904.jpg

Australia ka rihapur kufirin e saj për udhëtimet nga jashtë për herë të parë në gati dy vjet.

Vendi vendosi disa nga ndalimet më të rrepta të udhëtimit në botë pasi u mbyll në mars të vitit 2020 për shkak të Covid-19.

Australianët dhe disa të tjerë u lejuan të ktheheshin nga fundi i vitit të kaluar, por shumica e të huajve u është dashur të presin.

Kështu, të hënën pati ribashkime plot lot në aeroportin e Sidneit, ndërsa qindra njerëz filluan të mbërrinin me aeroplanë, përcjell Telegrafi.

Një vajzë e re, Charlotte, ndau një përqafim emocional me gjyshin e saj.

Ajo i tha rrjetit lokal Nine: "Më ka munguar aq shumë dhe e kam pritur me padurim këtë udhëtim për kaq gjatë".

Siç bëhet e ditur, vizitorët me dy doza të vaksinës nuk kanë nevojë të karantinohen, por udhëtarët e pavaksinuar duhet të qëndrojnë në një hotel deri në 14 ditë me shpenzimet e tyre.

Sipas të dhënave, më shumë se 50 fluturime nga jashtë do të ndodhin të hënën.

Udhëtarët mund të hyjnë në të gjitha shtetet përveç Australisë Perëndimore, e cila mbetet e mbyllur deri më 3 mars dhe do të kërkojë tri doza të vaksinës. /Telegrafi/