Aubameyang thuhet se e do kalimin te Real Madridi
21/12/2019
Pierre-Emerick Aubameyang thuhet se e dëshiron largimin nga Arsenali qysh në afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi gabonez nuk dëshiron më qëndrimin te The Gunners, derisa Real Madridi raportohet se është i interesuar për shërbimet e tij.
The Indepedent raporton se Aubameyang nuk është i lumtur me nivelin e skuadrës dhe po tenton që të kalojë në Santiago Bernabeu.
Aubameyang shihet si zëvendësues i Luka Jovicit që ka dështuar ta tregojë vetën dhe me shumë gjasë do të largohet në muajin e ardhshëm.
Që nga transferimi i tij nga Borussia Dortmundi, gabonezi ka arritur t’i shënoi 54 gola në 84 paraqitje deri më tani. /Telergafi/


