Please enter at least 3 characters.

Atmosferë impozante në Sunny Hill Festival para performancave kryesore

2018/08/sunny-1.jpg

Sunny Hill Festival po shkon drejt mbylljes së ditës së parë.

Me shumë aktivitete të mbajtura nga ora 14:00 që kanë argëtuar mijëra të pranishëm nga anë e mbanë bota, Sunny Hill po shkon drejt mbylljes së ditës së parë.

E pikërisht aty është edhe ajka, performancat kryesore të artistëve kulminantë të skenës si Grace Carter, Stanaj dhe superylli botëror, Dua Lipa.

Telegrafi po qëndron në skenën e madhe të Sunny Hill Festival, ku raportohet për një atmosferë impozante nga të pranishmit.

Ne do t’iu mbajmë të informuar për performancën e Dua Lipës. /Telegrafi/