Please enter at least 3 characters.

Atmosfera në natën e dytë të Festivalit Sunny Hill

2018/08/sunny2.jpg

Festivali Sunny Hill ka vazhduar me mbrëmjen e dytë të spektaklit, ku kanë interpretuar yjet e muzikës shqiptare.

Mijëra fansa e kanë vizituar parkun e Gërmisë për t'i ndjekur nga afërt këngëtarët e tyre të preferuar.

Ndërsa këngëtarët janë kujdesur që t'u ofrojnë një atmosferë argëtuese fansave të tyre.

Emra të njohur dhe shumë aktual të skenës vendore janë ngjitur në skenën e Festivalit Sunny Hill për krijuar atmosferë mbresëlënëse.

Ledri Vula, Lyrical Son, MC KResha, Tayna e Lumi B, janë disa prej yjeve që kanë dalë në skenën e festivalit të madh.

Një performanca të jashtëzakonshme ka dhuruar edhe reperi shqiptar me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, G4shi.

Kujtojmë që të premten mbrëma ka performuar ylli kryesor i festivalit, Dua Lipa. Action Bronson e Martin Garrix janë disa prej emrave tjerë që janë pjesë e Sunny Hill këtë vit. /Telegrafi/