Please enter at least 3 characters.

Atletico Madridi eliminon kampionin – Liverpoolit nuk i ndihmuan mijëra tifozë në Anfield

2020/03/llorenteeeeeeeeee.jpg
296:"LIVERPOOL, ENGLAND - MARCH 11: Marcos Llorente of Atletico Madrid scores his team's second goal during the UEFA Champions League round of 16 second leg match between Liverpool FC and Atletico Madrid at Anfield on March 11, 2020 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Atletico Madridi e ka eliminuar Liverpoolin nga Liga e Kampionëve, për të kaluar në çerekfinale, pas fitores me rezultat të përgjithshëm 4-2.

The Reds e mbyllën pjesën e parë me epërsi, fal golit të shënuar nga Georginio Wijnladum që shënoi në minutën e 43-të me një asistim të Alex Oxlade-Chamberlain.

Në pjesën e dytë, të dy skuadrat kishin shanse që të shënonin gola, mirëpo që nuk arritën t’i konkretizonin rastet duke bërë që ndeshja të shkonte në vazhdime shkaku i rezultatit nga ndeshja e parë që po ashtu ishte 1-0.

(Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Në minutat shtesë, Liverpooli e filloi mjaftë mirë, duke marrë epërsinë me anë të Roberto Firminos që shënoi në minutën e 94-të.

Por, nga ai gol kaluan vetëm tre minuta, shkaku që Marco Llorente shënoi në portën e vendasve me një shërbim mjaftë të mirë prej Joao Felixit, duke bërë që rezultati të ishte 2-1.

(Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Para se të përfundonte pjesa e parë e kohës shtesë, spanjolli (105’+1) edhe një herë shënoi në portën e The Reds, derisa rezultatin për mysafirët e thelloi edhe më shumë Alvaro Morata në minutës e 120'+1.

Kështu, Liverpooli që ishte kampion në fuqi, zbret nga froni në raundin e tetë të Ligës së Kampionëve, e që pak kush e kishte pritur në gjë të tillë, pasi skuadra që drejtohej nga Jurgen Klopp cilësohej edhe në këtë edicion si favorit. /Telegrafi/

https://twitter.com/D9INE_ELITE/status/1237860976776470529

https://twitter.com/D9INE_ELITE/status/1237861769101500416