Please enter at least 3 characters.

Atletico Madrid ia rrëmben nga dora Juventusit mbrojtësin Molina

2022/07/Molina.jpg
427:"Foto Andrea Bressanutti/LaPresse 03 aprile 2022 - Udine, Italia Sport, Calcio Udinese vs Cagliari - Campionato italiano di calcio Serie A TIM 2021/2022 - Stadio Friuli. Nella foto: molina nahuel gol 4-1 Photo Andrea Bressanutti/LaPresse April 03, 2022 - Udine, Italy Sport, Soccer Udinese vs Cagliari - Italian Serie A Football Championship 2021/2022 - Friuli Stadium. In the photo: molina nahuel goal 4-1 - Photo by Icon sport
21:"LaPresse / Icon Sport

Nahuel Molina ka qenë ndër mbrojtësit anësorë më të mirë këtë edicion në Serie A.

Mbrojtësi i djathtë argjentinas ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me Udinesen dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Edhe pse pritej që Juventusi ta kompletonte transferimin e argjentinasit, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Gjiganti spanjoll Atletico Madrid së fundmi ka ndërhyrë dhe ia ka rrëmbyer nga dora 'Zonjës së Vjetër' objektivin për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Gianluca Di Marzio ka raportuar se drejtuesit e Atleticos janë duke biseduar me ata të Udineses për detajet e fundit të transferimit të Molinas në Madrid.

Transferimi i anësorit argjentinas pritet t'i kushtojë Atletico Madridit 30 milionë euro, derisa lojtarin e pret një kontratë pesë vjeçare me klubin nga kryeqyteti spanjoll.

24-vjeçari në sezonin e fundit zhvilloi 37 ndeshje zyrtare ku shënoi tetë gola dhe dhuroi pesë asistime duke konfirmuar formën fantastike. /Telegrafi/