Ata gjetën një kuti të ndryshkur në pyll dhe në të zbuluan diçka të pabesueshme
Tre entuziastë po kërkonin sende të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore në një zonë pyjore pranë qytetit polak të Szczecin, kur zbuluan një gjë të pabesueshme.
Gjithçka ka ndodhur më 7 nëntor gjersa me vete kishin detektorët metalikë. Kur njëra nga pajisjet "përgjonte" ata e dinin se ishte koha për të gërmuar.
Në një thellësi prej rreth njëzet centimetrash, ata gjetën një kuti metalike të ndryshkur. Sapo tentuan ta hapnin, monedhat e arit u shpërndanë në tokë!
Fotot e zbulimit të pazakontë u publikuan në Facebook dhe ne shohim monedha relativisht të ruajtura mirë. Më pas u bë e ditur se bëhet fjalë për dollarë amerikanë dhe rubla ruse, me një vlerë totale rreth 22.500 euro.
Një nga entuziastët tha për mediat lokale se zbulimi ishte një "ëndërr e realizuar" dhe se ai ndjeu "emocione të papërshkrueshme".
Për momentin nuk dihet se kush dhe pse i ka fshehur gjërat me vlerë në pyll dhe një nga gjetësit beson se ato janë “të lidhura me ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore”.
Qyteti i Szczecin ndodhet në Poloninë veriperëndimore, pranë kufirit me Gjermaninë dhe rreth 560 kilometra në veriperëndim të Varshavës. /Telegrafi/


