Askush nuk i ka “grabitur” sauditët më shumë se sa Neymar: Ai ka fituar deri tani 30 milionë euro për ndeshje
29/08/2024
Futbollisti brazilian Neymar është një nga sportistët më të paguar në botë dhe kur merret parasysh se ai ka luajtur vetëm pesë ndeshje në Arabinë Saudite që nga ardhja e tij, vihet re shifra marramendëse që ka fituar për ndeshje. Neymar nënshkroi për Al-Hilal pak më shumë se një vit më parë, por u lëndua pas vetëm pesë ndeshjesh në fanellën e klubit të tij të ri.Ai nënshkroi një kontratë të pabesueshme dyvjeçare dhe u bë një nga lojtarët më të paguar në ligë, menjëherë pas Cristiano Ronaldos.
Fatmirësisht, braziliani do të rikthehet së shpejti në fushë pas një dëmtimi të rëndë në ligamentin e përparmë të kryqëzuar. Ai filloi të stërvitet me shokët e tij në Al-Hilal. /Telegrafi/


