Askush nuk do të dojë t’ju puthë me buzë të çara
Buzët e plasaritura apo të çara janë një problem i zakonshëm, i cili përveçse i dhimbshëm është edhe jo fort estetik.
Disa nga arsyet e çarjes së buzëve, janë mosmarrja e vitaminave, reaksionet alergjike, duhanpirja, lëpirja e buzëve apo ekspozimi ndaj diellit. Simptomat kryesore janë tharja e buzëve, skuqja, plasaritja etj., transmeton Telegrafi.
Për të përmirësuar gjendjen e buzëve kur ju janë plasaritur, përdorni:
Sheqer - Përzieni 2 lugë sheqer me 1 lugë mjaltë. Aplikoni masën e krijuar në buzë e lëreni për disa minuta.
- Përdorni gishtat për ta fërkuar masën butësisht në buzë për të larguar qelizat e vdekura.
- Lajini me ujë të ngrohtë.
Mjaltë Vetitë kuruese dhe antibakteriale të mjaltit ndihmojnë në shërimin e tyre.
- Thjesht aplikoni mjaltë sipër buzëve disa herë në ditë
- Ose mund të krijoni një masë me mjaltë dhe glicerinë dh eta aplikoni para se të flini e çdo mëngjes.
Petale trëndafili - Lani disa petale trëndafili dhe i zhysni në një gotë me qumësht për disa orë.
- Shtypini petalet për të krijuar me to një masë të trashë.
- Aplikojeni 2-3 herë në ditë dhe para se të flini.
Aloe Vera Vetitë kuruese të aloe verës do t’ju ndihmojnë në shërimin e buzëve tuaja dhe largimin e dhimbjeve. Vendosni një sasi të vogël xheli aloe vera mbi buzë. Pavarësisht se ajo ka një shije jo fort të këndshme, rezultatet e saj janë të mahnitshme.
Kastravec Një zgjidhje tjetër natyrale është kastraveci.
- Ndajeni atë në feta të vogla me të cilat fërkoni butësisht buzët në mënyra që uji I tij të aplikohet në të gjithë sipërfaqen.
- Lëreni për 15-20 minuta dhe shpëlani fytyrën më ujë të vakët. /Telegrafi/


