Ashtu siç premtuan, anëtarët e Rolling Stones nisën turneun e ri
Legjendarët e rok grupit, “The Rolling Stones”, kanë filluar turneun e ri me titull ZIP CODE, me një koncert të realizuar të dielën në San Diego.
Katër ‘të moshuarit’ Mick Jagger, Keith Richards, Ronnie Wood dhe Charlie Watts, e mahnitën publikun në stadiumin “Petco”, me interpretimin e disa prej hiteve të tyre më të pëlqyera.
Frontmeni solli energji të pabesueshme në skenë, me interpretimin e këngëve të tilla, si “Jumpin’ Jack Flash”, “Tumbling Dice” e “It’s Only Rock and Roll”.
Si duket mosha nuk po lë gjurmë te muzikanti i njohur për zërin e tij pak të shtirur si dhe vallëzimin karakteristik, transmeton koha.net.
Koncerti i San Diegos ishte i pari nga 15 koncertet e planifikuara, të cilat do të mbahen në qytete të ndryshme të Amerikës Veriore. /Telegrafi/


