Please enter at least 3 characters.

Arta Kabashi dhe 6 AM sjellin këngën e re "Toxic"

2024/10/Screenshot_23-31.png

Arta Kabashi ka prezantuar ditën e sotme (e diel) projektin e ri muzikor.

“Toxic” mban titullin kënga, për të cilën ka bashkuar forcat me artistin 6 AM.

Dyshja vijnë me një paraqitje të afërt në videoklip, duke nxitur thashetheme se mund të ketë diçka më shumë mes tyre.

Foto: Screenshot/YouTube

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Albania 3 vjen me një interpretim të shkëlqyer, siç shuhet për vokalin e veçantë.

Teksti, muzika dhe videoja u kompletua nga vetë artistët, gjersa për producimin u kujdes Damian Beats.

Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të bukuroshes pejane.

Arta vlen të ceket se deri më tani është deklaruar beqare. /Telegrafi/