Please enter at least 3 characters.

Arta Bajrami nis xhirimet e klipit të ri (Foto/Video)

2016/01/artesss.jpg

Arta Bajrami së shpejti do të sjellë videoklipin e saj më të ri.

“Taman”, titullohet kënga e parë në albumin e fundit të këngëtares për të cilin ajo ka bashkëpunuar me  Mithat Sadikun dhe Don Arbasin, por e treta që i realizohet videoklipi brenda një periudhe shumë të shkurtër.

Në një bisedë për Telegrafin, këngëtarja pohoi se ky videoklip do të jetë gati shumë shpejt.

“Kemi filluar me xhirimet e videoklipit, besoj se për pak ditë do të realizohet. E gjitha varet tani nga produksioni “Fab3 Production”me të cilët jam duke punuar”, tha këngëtarja.

Ajo paralajmëroi se pas videos së këngës “Taman”, do të realizojë edhe videoklipe të tjera të këngëve të albumit, i cili përmban gjithsej dhjetë këngë. /Telegrafi/