Please enter at least 3 characters.

Arsim Prepolli rrëfen se si bëri 52 orë udhëtim për të kompletuar transferimin në Bosnje

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është Arsim Prepolli, ish-futbollist i cili pati një karrierë të pasur brenda dhe jashtë vendit. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Prepolli zbulon se si u bë që ai të transferohej në Bosnje dhe me ndihmën e kujt ia doli që të bëjë këtë hap në karrierën e tij.

“E unë si erdhi puna të shkojë në Bosnje, Emin Bajrami dhe Enver Prapashtica kanë qenë në Bosnje para meje”.

“Me thënë të drejtën nuk e kam planifikuar fare, por me më thirrë dikush mezi prisja që të shkoja”.

“Edhe po më thirrë Enver Prapashtica në telefon më tha Arsim kështu-kështu po kërkohet një sulmues dhe një mbrojtës. Më tha a po vini ti dhe Ilir Shuleta”, ka thënë Prepolli mes tjerash.

Episodin e plotë me Arsim Prepollin mund ta ndiqni edhe në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit./Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com