Please enter at least 3 characters.

Arsenali triumfon me rikthim ndaj Chelseat dhe fiton Kupën FA

2020/08/Arsenal-FA-Cup.jpg
495:"LONDON, ENGLAND - AUGUST 01: Pierre-Emerick Aubameyang of Arsenal lifts the FA Cup Trophy with his team mates after their victory in the Heads Up FA Cup Final match between Arsenal and Chelsea at Wembley Stadium on August 01, 2020 in London, England. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Adam Davy/Pool via Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali ka arritur të fitojë me rikthim ndeshjen finale të Kupës FA ndaj Chelseat, duke i mposhtur rivalët e urryer lokal me rezultat 2-1.

Ekipi i Mikel Artetas ka arritur të tregohet më i fortë sesa ai i Frank Lampard, duke arritur të fitojnë në tund trofeun e çmuar të Kupës FA.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat përveç rasteve të krijuara arritën të shënojnë edhe nga një gol.

Të parët në epërsi kaluan Blutë, ku pas katër minutave lojë ishte Christian Pulisic, i cili shënoi nga afërsia për 1-0 pas një aksioni të mirë të Chelseat.

Festa e Pulisicit pas golit (Foto: Adam Davy/Pool via Getty Images/Guliver)

Pas këtij goli, Topçinjtë e morën lojën në dorë dhe pas disa rasteve dhe një goli të anuluar nga VAR-i, arritën ta gjejnë golin e barazimit nga pika e bardhë.

Ishte sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang (28'), i cili ishte i saktë nga penalltia për 1-1, pasi u pengua vet në zonë nga Cesar Azpilicueta.

Aubameyang barazoi nga penalltia (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, Blutë kishin diçka më shumë se Topçinjtë nga loja, por ishte vetëm ekipi i Mikel Artetas që arriti ta gjej golin i pari.

Luhej minuta e 67-të e ndeshjes kur në skenë doli përsëri Aubameyang, i cili me një gol të mirë me parabolë shënoi për 2-1 pas asistimit të Nicolas Pepe.

Momenti i supergolit të Aubameyang (Foto: Adam Davy/Pool via Getty Images/Guliver)

Pas këtij goli loja u ashpërua nga të dyja skuadrat, ku nuk mungoi as një karton i dytë i verdhë për Mateo Kovacic, i cili la Chelsean pa një lojtar na minuta e 73-të.

Deri në fund të ndeshjes, ekipi i Frank Lampard tentoi edhe disa herë ta barazojë rezultatin, por Arsenali e menaxhoi mirë lojën.

Në fund, pas më shumë se 100 minutave lojë, ekipi nga Emirates arriti të triumfojë 2-1 dhe ta fitojë trofeun e Kupës FA. /Telegrafi/

https://twitter.com/usmntonly/status/1289601335122202624