Please enter at least 3 characters.

Arsenali tregon fuqinë edhe ndaj Sevillas, e mposhtë me rezultat të thellë

2022/07/Gabriel-Jesus.jpg
286:"Arsenal's Brazilian forward Gabriel Jesus (C) celebrates after scoring his team second goal during a club friendly football match between Arsenal and Sevilla at the Emirates Stadium in London on July 30, 2022. (Photo by JUSTIN TALLIS / AFP) (Photo by JUSTIN TALLIS/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Arsenali ka shënuar fitore të thellë ndaj Sevillës në kuadër të trofeut Emirates Cup.

Topçinjtë ishin fantastik në këtë duel duke dominuar skuadrën nga spanjolle nga minuta e parë e deri në të fundit.

Në pjesën e parë Arsenali arriti t'i shënoj katër gola brenda nëntë minutave në portën e Sevillës.

Talenti anglez Bukayo Saka u përkujdes për golin e parë në minutën e 10-të nga penalltia për 1-0.

Gabriel Jesus shënoi për 2-0 në minutën e 13-të, derisa dy minuta më vonë braziliani ngriti epërsinë në 3-0.

Reprezentuesi anglez, Bukayo Saka në të 19-tën minutën realizoi  golin e dytë personal në këtë takim për të ngritur në 4-0 epërsinë e skuadrës së tij.

Dominimi i londinezëve ndaj Sevillës vazhdoi edhe në pjesën e dytë, kur Gabriel Jesus në minutën e 77-të kompletoi het-trikun e tij për ta ngritur epërsinë në 5-0.

Ndërkohë krejt në minutën e fundit të ndeshjes, Eddie Nketiah realizoi për 6-0.

Kjo ishte ndeshja e shtatë kontrolluese për skuadrën e Mikel Artetas ku kanë marrë gjashtë fitore dhe vetëm një humbje. /Telegrafi/