Please enter at least 3 characters.

Arsenali synon Dembelen, Wenger dëshiron ta bëjë "Henry i ri"

2018/02/Dembele.jpg
272:"BARCELONA, SPAIN - JANUARY 07: Ousmane Dembele of FC Barcelona conducts the ball under pressure from Sasa Lukic of Levante UD during the La Liga match between Barcelona and Levante at Camp Nou on January 7, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka hedhur vështrimin nga sulmuesi i talentuar i Barcelonës, francezi Ousmane Dembele.

Dembele ka vuajtur nga një lëndim i gjati, i cili e ka penalizuar atë që t'i tregojë vlerat tek Barcelona.

Ky lëndim ka bërë që talenti francez të humb vendin e titullarit nën urdhrat e Ernesto Valverdes, por skuadrat e interesuara për të nuk mungojnë.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, nënshkrimi i fundit i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang është i etur për t'u lidhur me ish-shokun e tij të Borussia Dortmund, Dembelen.

Wenger ka një simpati të veçantë për futbollistë francez (Getty Images)

Ky medium raporton se edhe trajneri francez, Wenger, ka dhënë miratimin e tij për transferimin e mundshëm të bashkëkombësit të tij.

Trajneri i Topçinjve thuhet se shpreson të bëjë Dembelen si "Thierry Henryn e ri".

Edhe Barcelona thuhet se është e gatshme të pranojë një largim të mundshëm për Dembelen.

Kjo pasi ardhja e Philippe Coutinhos nga Liverpooli mund të kufizojë mundësitë e tij, derisa lëvizja e pritshme e Antoine Griezmann nga Atletico Madrid mund ta limitonte edhe më shumë paraqitjen e tij në ekipin e parë. /Telegrafi/