Please enter at least 3 characters.

Arsenali rivalizon gjigantët evropianë, i bashkohet garës për Bale

2017/11/GettyImages-827701360-1.jpg
242:"SKOPJE, MACEDONIA - AUGUST 08: Gareth Bale of Real Madrid warms up prior to the UEFA Super Cup final between Real Madrid and Manchester United at the Philip II Arena on August 8, 2017 in Skopje, Macedonia. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)
12:"Getty Images

Gjiganti anglez, Arsenali i është bashkuar interesimit për shërbimet e yllit të Real Madridit, Gareth Bale.

Bale është bërë cak i shumë skuadrave të mëdha për transferimin e tij gjatë janarit ose afatin kalimtar të verës.

Pavarësisht lidhjeve të tij me ish-skuadrën Tottenham, tani janë edhe Topçinjtë që kanë regjistruar interesimin e tyre për transferimin e Balet.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Manchester Unitedi dhe Bayern Munichu kanë treguar tashmë interesimin e tyre të madh për yllin nga Uellsi.

Menaxheri i Unitedit, Jose Mourinho dëshiron një anësor të fortë në Old Trafford dhe mund të lëvizë për 28-vjeçarin.

Megjithatë, tani Arsenali duket i gatshëm të sfidojë për nënshkrimin e tij, pavarësisht bindjeve të Bale ndaj Tottenhamit.

Bale nuk do të përjashtonte transferimin në Arsenal, veçanërisht nëse ai nuk luan rol në nxitjen e transferimit, gjë që padyshim do të shqetësonte Tottenhamin dhe tifozët e tyre.

Bashkimi me skuadrën e Arsene Wengerit do të thotë gjithashtu se ai mund të kthehet në kryeqytetin e Anglisë ku ai është më i lumtur sesa që ndihet në Madrid. /Telegrafi/