Please enter at least 3 characters.

Arsenali reagon pas thyerjes së rregullave të coronavirusit nga Xhaka dhe tre bashkëlojtarët e tij

2020/04/arsenal1.jpg

Arsenali ka reaguar me anë të një zëdhënësi pas thyerjes së rregullave të vendosura nga qeveria e shtetit nga katër futbollistë të ekipet të tyre.  

Gjatë ditës mediumi i njohur britanik The Sun ka publikuar një lajm, ku theksohet thyerje e rregullave kundër coronavirusit nga katër lojtarë të Arsenalit.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, së bashku me Alexandre Lacazette, David Luiz dhe Nicolas Pepe u panë në qytet duke thyer rregullat.

Pas këtij lajmi, mediumi britanik ka kontaktuar klubin londinez dhe nga një zëdhënës i tyre ka ardhur edhe reagimi.

“Faleminderit që e sollën këtë në vëmendjen tonë. Ne do të flasim me lojtarët tanë”, ka thënë fillimisht një zëdhënës i Arsenalit për The Sun.

“Ne ishim të shqetësuar, kështu që kemi folur me Nicolas Pepe, i cili ndan një shtëpi me një numër të afërmve që ishin të përfshirë në këtë lojë”.

“Ne i kemi kujtuar atij rëndësinë e secilit që ndjek udhëzimet”, përfundoi zëdhënësi i Topçinjve. /Telegrafi/