Please enter at least 3 characters.

Arsenali po synon të përforcohet edhe më shumë në sulm, gati oferta për Edouard

2020/09/GettyImages-1207555450.jpg
284:"COPENHAGEN, DENMARK - FEBRUARY 20: Odsonne Edouard of Celtic scores his team's first goal during the UEFA Europa League round of 32 first leg match between FC Kobenhavn and Celtic FC at Telia Parken on February 20, 2020 in Copenhagen, Denmark. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në elitën e futbollit anglez.

Skuadra e udhëhequr nga Mikel Arteta ka marrë një fitore në udhëtim te rivali lokal Fulham me rezultat 0-3.

Por trajneri spanjoll është duke tentuar ta përforcojë edhe më shumë repartin ofensivë.

Topçinjtë janë në bisedime me gjigantin skocez Celtic për transferimin e sulmuesit francez Odsonne Edouard.

Ish-anëtari i Paris Saint Germain ka zhvilluar një edicion fantastik vitin e kaluar, duke e mbyllur atë me 27 gola e 19 asistime.

Odsonne Edouard . (Photo by Steve Welsh/Pool via Getty Images)

Edhe edicionin e ri talenti francez e ka nisur në mënyrë të njëjtë, pasi në pesë ndeshjet e para ka shënuar po aq gola.

22-vjeçari thuhet se ka një marrëveshje me Arsenalin, por tani dy skuadrat po bisedojnë për çmimin e tij.

Sipas medieve angleze dhe atyre skoceze, Arsenal është duke përgatitur një ofertë prej 30 milionë eurove për lojtarin.

Gjithsesi klubi londinez duhet të nxitojë për të nënshkruar me të, pasi edhe skuadra të tjera si Everton, Leeds United, Leicester City e WBA janë pas tij. /Telegrafi/