Please enter at least 3 characters.

Arsenali përgatitet ta shesë Havertzin te Real Madridi - zbulohet edhe çmimi

2023/11/havertz.jpg

Arsenali thuhet se është i gatshëm të shesë Kai Havertz vitin e ardhshëm për vetëm 40 milionë euro.

Topçinjtë paguan rreth mbi 70 milionë euro për ta nënshkruar me sulmuesin gjerman nga Chelsea në verën e këtij viti.

Sipas Defensa Central, Real Madrid besohet se po e vëzhgon nga afër situatën.

Los Blancos ishin të lidhur me gjermanin përpara se ai të largohej nga Chelsea, por ishte Arsenali që në fund fitoi garën për nënshkrimin e tij.

Havertz ka luftuar për të justifikuar lëvizjen e tij, duke regjistruar vetëm një gol dhe asistim në 17 paraqitje për klubin e Londrës së Veriut në të gjitha garat.

Duket se gjermani është i gatshëm të largohet nga Emirates dhe është i gatshëm që të shkojë në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/