Please enter at least 3 characters.

Arsenali merr një fitore të madhe ndaj West Hamit

2020/03/Arsenal-West-Ham.jpg
292:"LONDON, ENGLAND - MARCH 07: Alexandre Lacazette of Arsenal celebrates with teammates after scoring his team's first goal during the Premier League match between Arsenal FC and West Ham United at Emirates Stadium on March 07, 2020 in London, United Kingdom. (Photo by Alex Morton/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali ka arritur të marr një fitore të madhe me rezultat 1-0 ndaj West Hamit në takimin e vlefshëm për ndeshjen e 29-të në Ligën Premier.

Topçinjtë kanë vazhduar serinë e fitoreve në kampionat dhe me tri pikët e radhës janë afruar edhe më shumë vendeve që dërgojnë në garat evropiane.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Arsenalit në posedim të topit dhe krijim të rasteve, por pa arritur të gjejnë golin.

Rasti më i mirë i këtyre 45 minutave të parë ishte ai i minutën së 22-të, kur mbrojtësi Sokratis Papasthadopoulos goditi traversën me kokë.

Në pjesën e dytë, përsëri Arsenali ishte për një nuancë më i mirë, por edhe West Hami arriti të krijojë disa raste.

Goli i vetëm në këtë takim erdhi në minutën e 78-të me anë të Alexandre Lacazette, i cili shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të Mesut Ozil.

Festa e Lacazettes pas golit (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Goli i francezit fillimisht u anulua për pozitë jashtë loje, por pas rishikimit të VAR-it goli u pranua dhe doli të jetë gol i fitores së madhe të Arsenalit.

Pas kësaj fitore, Arsenali e sheh veten në pozitën e nëntë me 40 pikë apo vetëm pesë më pak se vendi i katërt, ndërsa West Hami renditet i 16-ti me 27 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Topçinjtë luajnë në udhëtim te Manchester City, ndërsa Çekanët e presin Wolverhampton Wanderersin. /Telegrafi/  

https://twitter.com/SonOfKobe/status/1236330747440574465