Please enter at least 3 characters.

Arsenali merr një fitore bindëse në udhëtim ndaj Ipswich Town

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat 4-0 në udhëtim ndaj Ipswich Town në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit anglez.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 14-të përmes Leandro Trossard, i cili realizoi për 1-0 pas asistimit të Martin Odegaard.

Në minutën e 28-të ‘Topçinjtë’ dyfishuan epërsinë duke realizuar me Gabriel Martinellin i cili realizoi nga afërsia për 2-0 pas asistimit të Mikel Merinos.

Vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë kur në minutën e 32-të Leif Davis u përjashtua me karton të kuq shkaku i një ndërhyrje të keqe ndaj Bukayo Sakas.

Në vazhdim Arsenali e gjeti edhe golin e tretë me anë të Leandro Trossard i cili në minutën e 69-të shënoi për 3-0 dhe golin e tij të dytë personal në këtë takim.

Për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 4-0 u përkujdes Ethan Nwaneri i cili në minutën e 88-të e gjeti rrugën e rrjetës.

Me këtë fitore Arsenali shkon në kuotën e 66 pikëve dhe tani ka dhjetë më pak se Liverpooli që është lider me 76 sosh, por me një ndeshje më pak të luajtur./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore