Please enter at least 3 characters.

Arsenali kërkon t’ia vazhdoj kontratën, por Aubameyang i frikëson Topçinjtë me kërkesat e tij

2020/03/GettyImages-1209115930.jpg
333:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 27: Pierre-Emerick Aubameyang of Arsenal FC celebrates after scoring his team's first goal in extra-time during the UEFA Europa League round of 32 second leg match between Arsenal FC and Olympiacos FC at Emirates Stadium on February 27, 2020 in London, United Kingdom. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Pierre Emerick Aubameyang duket se do të largohet nga Arsenali në fund të këtij edicioni.

Sulmuesi gabonez ka kontratë me Topçinjtë deri në verën e vitit 2021 dhe Arsenali synonte t’ia vazhdonte kontratën deri në vitin 2024.

Londinezët kanë qenë të gatshëm t’ia vazhdonin kontratën me pagën pak më të ngritur, pasi Aubameyang fiton 12 milionë euro në stinor.

Por kërkesat e kapitenit kanë qenë të frikshme për klubin që i ka refuzuar menjëherë ato.

Pierre-Emerick Aubameyang. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

30-vjeçari ka kërkuar pagë vjetore prej 18 milionë eurove, shumë që nuk është pranuar nga Arsenali.

Kësisoj londinezët pritet ta nxjerrin në shitje në verë kapitenin e tyre që të fitojnë diçka nga shitja e tij.

Ish-sulmuesi i Milan dhe Borussia Dortmund kërkohet nga disa skuadra përfshirë Interin, Barcelonën dhe Monacon.

Në anën tjetër Arsenali shpreson që ta shes yllin e tyre për një shumë mbi 60 milionë euro. /Telegrafi/